Opozita proteston nesër para Kuvendit, Bardhi kërkon angazhim maksimal nga deputetët demokratë

Ditën e sotme, Gazment Bardhi mblodhi grupin parlamentar të Partisë Demokratike ndërsa nesër opozita proteston para Kuvendit.

Bardhi ka kërkuar nga deputetët angazhim maksimal për protestën, e cila u paralajmërua pasi emisioni investigativ “Report” në Rai3 publikoi pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë.

Bardhi u ka thënë deputetëve se ata duhet të tregojë vendosmëri kundër qeverisë, që sipas tij është e lidhur me krimin dhe e zhytur në korrupsion.

“Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal dhe secili prej nesh do të duhet të jetë në zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzuar për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion”, është shprehur ai.

Përveç protestës, pritet që të ketë edhe debate në seancën plenare të së enjtes, pasi opozita ka kërkuar mocion me debat pas reportazhit të RAI3.