Komisioni hetimor për TIMS, Balla, Rrumbullaku dhe Muça do të pyeten në 4 qershor

Kryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji ka thirrur më 4 qershor që të dëshmojnë Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça.

Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve, Salianji ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e martë, në datë 4 qershor.

Kjo mbledhje pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi zyrtarët e lartë kanë deklaruar se do ndajnë informacione sekrete.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e komisionit nga përfaqësuesit e PS.