Dënohet me 6 vite burg biznesmeni shqiptar, akuzonte kushëririn se ia kishte futur drogën në furgon

Biznesmeni Gencian Subashi është dënuar me 6 vjet burg. Ai u arrestua gati një vit më parë nga Karabinierët gjatë një operacioni antidrogë.

Së bashku me kushëririn e tij, Subashi transportoi me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar do të ndahej në 79 mijë doza.

Arrestimi u bë gjatë një shërbimi kontrolli të shënjestruar nga një patrullë e Karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa. Të dy personat, të cilët ndodheshin prej disa vitesh në Latina, u ndaluan dhe iu gjet një sasi e madhe droge. Kushëriri, i cili kishte ndjekur një proces tjetër gjyqi, tashmë ka rënë dakord për një dënim me katër vjet. 

Gencian Subashi dhe Shkëlzen Abazi akuzonin njëri-tjetrin në proces.

Abazi Shkëlzen thoshte se në momentin e arrestimit punonte për kushëririn e tij Gencian Subashin, i cili drejton një kompani importi eksporti të specializuar në tregtimin e luleve. Ai ka shpjeguar se e kishte huazuar furgonin nga kompania e kushëririt të tij dhe se më pas ishte dëshmitar i një kalimi të çuditshëm që ndodhi pasi të dy ishin larguar së bashku nga parkingu i lokalit Tavola. Në rrugë, kushëriri do t’i thoshte të tërhiqej dhe në atë moment do të kishte ndërhyrë një person i tretë, i paidentifikuar kurrë, me të cilin do të bëhej shkëmbimi.

Por edhe 49-vjeçari Gencian Subashi pretendonte se është inkuadruar. Problemi është se të dy akuzonin njëri-tjetrin, dy versione të barabarta, por të kundërta.