Policia kufitare në Portin e Durrësit ka gjetur 7 pako me kokainë në një furgon mallrash me targa angleze ndërsa kanë rënë në pranga 2 persona.
Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte fshehur poshtë sedijes së shoferit dhe ishte paketuar me qese vakumi, në mënyrë që të mos nuhatej nga qentë anti drogë. Sa i përket të arrestuarve, ata janë Arjan Doçi 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç.
Kokaina u gjet në një furgon mallrash dhe i përket kompanisë ‘Bledi Travel”.
Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht bënte dërgesa produktesh të ndryshme.
Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.