Ka dështuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian që ishte parashikuar që të zhvillohej këtë të premte. Shkak u bë mungesa e socialistëve.
Për të dëgjuar raportimin e ministres për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin, Adea Pirdeni, nga radhët e mazhorancës ishte vetëm nënkryetari Toni Gogu.
Ky i fundit u mundua të justifikonte mungesën e kolegëve të tij, duke i kujtuar kryetares Jorida Tabau javën e gjelbër gjatë të cilës deputetët zhvillojnë takimet në terren me zgjedhësit.
Por për Tabakun kjo nuk është rastësi dhe tregon mungesë serioziteti përsa i përket luftës kundër korrupsionit, që ishte temë e mbledhjes së sotme.
“Ky këshill funksionon, për sa kohë maxhoranca ka vullnet që të funksionojë. Në momentin që ne kemi vështirësi që të organizojmë mbledhjet, është e kot që të marrim në raportim ministren kur një pjesë e madhe e kolegëve të marrin pjesë në këtë mbledhje. E shoh me shqetësim faktin që në tre muajt e fundit ka pasur vështirësi reale për të funksionuar”, tha Tabaku.