Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron e la përgjysmë vizitën e tij në Shqipëri, për tu nisur me urgjencë drejt Britanisë së Madhe.
Pas takimit dhe konferencën me kryeministrin Edi Rama, në agjendën e tij ishte parashikuar një takim me presidentin Begaj si dhe një vizitë te Piramida, të cilat u anuluan.
Mediat britanike kanë treguar edhe arsyen e anulimit të takimit të takimeve të parashikuara në agjendë të sekretarit Cameron në Shqipëri.
David Cameron është thirrur me urgjencë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili ka njoftuar një mbledhje emergjente të qeverisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat mbledhja e qeverisë lidhet me kërkesën e opozitës britanike për zgjedhje të parakohshme.
Vizita e Sekretarit Britanik të Shtetit për Çështjet e Jashtme, ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ishte një nga më të shkurtrat e zhvilluara nga ndonjë zyrtar i huaj në Tiranë. Ai qëndroi vetëm 80 minuta në tokën shqiptare dhe u takua vetëm me kryeministrin Edi Rama.