E rëndë në Tiranë, nëna denoncon edukatoren për dhunë ndaj djalit 3-vjeçar

Një edukatore është denoncuar në polici nga një nënë e cila thotë se 24 vjeçarja i ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar.

Sipas kallëzimit të nënës, shtetasja I.K edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë.