KPA ka shkarkuar nga detyra kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi u mor pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik për Ballën, ku kërkonte që ai të përjashtohej për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë ankimin e bërë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të KPK ndaj Ballës, që në vitin 2023 vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar procesin e vetingut ndaj Ballës. Sipas Komisionerit Publik, vetingu ndaj Ballës duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
“Trupi gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionrit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Balla nuk mund të pranohet si gjyqtar, ose prokuror, anëtar i KLP apo KLGJ, inspektor i Këshillit të Lartë ose prokuror i përgjithshëm. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë”- u shpreh ajo.
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.
Alfred Balla u zgjodh në KLP, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.