Martesa mes 2 grave në Bashkinë e Tiranës, Kisha Katolike reagon ashpër: E papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar

Kisha Katolike ka reaguar ashpër në lidhje me ceremoninë martesore, që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, mes dy vajzave Edlira dhe Alba.

Në reagim thuhet se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

Sipas Kishës Katolike, lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tone

Ndërkohë sa i takon njërit prej pastorëve që kishte ardhur nga Anglia, për t’i kurorëzuar, nuk ka lidhje me Kishën Katolike,

Deklarata

Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini.

Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Dom Mark Pashkja Zëdhënës i KISH 20.05.2024