EMRI-FOTO/ Ngritën fermën e kanabisit me vlerë rreth gjysmë milion paund, dënohen 6 shqiptarët në Angli

Një gjykatë angleze ka dënuar me 9 vite e 10 muaj burg në total, 6 shqiptarë të cilët pranuan se rritnin bimë kanabisi me vlerë deri në 446,000 paund, në një shtëpi të braktisur të kujdesit në Ëest Yorkshire.

Të dënuarit janë: Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, të cilët u dënuan me nga 24 muaj burgim. Erijon Gjoka, 21 vjeç, u dënua me 18 muaj, ndërsa Edison Markeci, 21 vjeç dhe Augustin Marku, 36 vjeç, morën secili nga 16 muaj burg.

Ferma në të cilën kultivohej lënda narkotike u zbulua në Fieldhouse Walk, në muajin dhjetor të vitit 2023.

Për autoritetet atje, operacioni rezultoi me sukses, pasi janë shprehur se arritën të parandalonin të nxirrnin në treg drogë me vlerën e gjysmë mln paundëve.