SPAK shpall në kërkim ish-deputetin socialist Arben Ndoka

Prokuroria e Posaçme ka shpallur në kërkim ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Për Ndokën SPAK ka nxjerrë urdhër-ndalim, së bashku me dhjetëra persona të tjerë, anëtarë të krimit të organizuar në vendin tonë.

Ai u arrestua në tetor të vitit 2018 si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash, ndërsa në vitin 2019 Prokuroria e Krimeve të Rënda i sekuestroi pasurinë.

Përgjimet e Prokurorisë zbuluan përfshirjen e tij në skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e Kunës dhe Ranës së Hedhur në Shëngjin, ndërkohë që vëllai i tij ishte i lidhur me grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge.

Lexo edhe: SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, kontrolle në banesat e armiqve të Ervis Martinajt, bisedat në “SKY ECC” zbuluan atentatet