SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, kontrolle në banesat e armiqve të Ervis Martinajt, bisedat në “SKY ECC” zbuluan atentatet

Prokuroria e Psoaçme ka lëshuar 50 urdhër-arreste për anëtarë të grupeve kriminale në vendin tonë.

Aksioni po zhvillohet në disa qytete, teksa mësohet se janë kontrolluar banesat e fisit “Dika”, të cilët njihen si armiq të Ervis Martinajt.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për vëllezërit Avdylaj në Shijak dhe për kushëririn e tyre Aldo Avdulaj, ndërkohë që në kërkim janë edhe vëllezërit Durim dhe Valter Bami.

Gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në Larushk dhe Nikël, ku mësohet se është kontrolluar banesa e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ndërkohë, po punohet edhe për kapjen e Fatmir Hysenit, i akuzuar për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Urdhër-arrestet janë lëshuar pas transkriptimit të bisedave të “SKY ECC” në dosjen “Metamorfoza”, ku janë zbardhur disa atentate dhe vrasje.