E RËNDË/ Vriten me armë bab e bir në Shkodër, një natë më parë u dogjën shtëpinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Dukagjin të Shkodrës. Mësohet se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, bab e bir, janë vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Viktimat kishin shkuar për të parë shtëpinë e tyre, të cilën ua kishin djegur një natë më parë, por aty janë qëlluar me breshëri dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes, teksa ende nuk dihet përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.