Ambasadori i ri amerikan në Shqipërisë, David Kostelancik, i cili u zgjodh nga Senati amerikan me propozimin e Presidentit Joe Biden, është nisur drejt Shqipërisë. Ai pritet të mbërrijë pasditen e sotme dhe brenda ditësh do të paraqesë letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Kostelancik është diplomat karriere që ka punuar më herët edhe në Shqipëri. Ai jo vetëm që e njeh vendin por flet mirë edhe gjuhën shqipe. Ish këshilltar në stafin ushtarak të Pentagonit, Kostelancik tha para senatorëve amerikanë se do japë maksimumin në Shqipëri me fokusin kryesor; luftën kundër korrupsionit.
Si një njohës i mirë i rajonit ai beson se korrupsioni mbetet sfida kryesore e Shqipërisë.
Ambasadori i ri në Shqipëri, Kostelancik ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën Amerikane në Hungari.
Ai ka qënë Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve. dhe Ligji.
Ai ka punuar dy herë në Ambasadën Amerikane në Moskë si dhe në Misionet Amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ambasadën Amerikane në Turqi.
Ai flet mirë shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht.