EMRI/ Atentat shqiptarit në Belgjikë, pamjet kur autori i maskuar qëllon në drejtim të 44-vjeçarit, ndodhet në gjendje kritike për jetën

Një atentat me armë zjarri i është bërë një 44-vjeçari shqiptar në Belgjikë. Mësohet se Agustin Kaza nga Mirdita, është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme në Bruksel rreth orës 22:30.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë një person që ecën me kapuç para kafenesë dhe papritmas nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.

Ky u fundit ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nuk dihen shkaqet e këtij atentati apo nëse lidhet me larje hesapesh mes bandave, por autoritetet atje kanë nisur për zbardhjen e ngjarjes.