Rrëmbeu nipin 3 vjeç, gjykata liron nga burgu gjyshen Bahrie Gjuni

Gjykata e Durrësit ka liruar sot nga burgu Bahrie Gjunin, 54 vjeçarja e cila u arratis një javë me nipin e saj. Seanca zgjati afërsisht një orë ndërsas gjykata vendosi në fund “detyrim paraqitje”.

Gruaja qëndroi një javë e fshehur nga policia dhe u bë gjyshja më e kërkuar në Shqipëri pasi kishte marrë nipin 3 vjeç dhe i kishte thënë nuses se do ta rriste vetë.

Denoncimi u bë nga Ille Gjuni, 22 vjeçe e cila e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo deklaroi se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.