Gjyshja rrëmbeu nipin dhe u zhduk për disa ditë, nëna e 3 vjeçarit rrëfen konfliktet me familjen e burrit dhe “kërcënimin” e vjehrrës

Nëna e Amarit, 3 vjeçarit që u rrëmbye nga gjyshja e tij ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë. E reja në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” tha se vjehrra e kishte paralajmëruar se kishte një plan për t’ia marrë djalin. Po ashtu ajo ka thënë se pas vdekjes së bashkëshortit, marrëdhëniet me familjen e burrit u prishën pasi këta të fundit nuk e linën që të ikte.

“Vjehrra më ka thënë që në fillim që kam plan që të ta marrë djalin. Më ka thënë se do ta zgjidhim vetëm me Kanun. Unë e kam respektuar. Pasi ka vdekur Avniu, u prishën raportet mes nesh sepse nuk donte të më linte të ikja.

Pas vdekjes së bashkëshortit tim, nipi flinte me gjyshen, sepse isha në punë. Nuk është e vërtetë fare që kam dashur të martohem. Unë iu kam thënë të gjithëve se nuk dua të dal asnjëherë jashtë shtetit, janë fjalë që nuk dua t’i dëgjoj, pasi nuk janë të vërteta”, u shpreh nëna e 3-vjeçarit.

Rikujtojmë se pas një jave, gjyshja e dorëzoi 3 vjeçarin ditën e shtunë në Prokurori, duke i dhënë fund ankthit të nënës, e cila përveç policisë, kërkoi edhe ndihmën e medias që djali të kthehej sërish pranë saj.