“Ikën si skutha nga Komisioni Hetimor për TIMS”, Salianji paralajmëron kolegët socialistë: Depozitoni kërkesat për informacion ose do përballeni me ligjin

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për media, ku ka paralajmëruar kolegët socialistë se do t’i padisë për shpërdorim detyre, nëse nuk firmosin dhe depozitojnë kërkesat për informacion, drejtuar institucioneve.

Ai tha se anëtarët dhe nënkryetari i këtij komisioni kërkuan leje 5 minuta dhe më pas “ikën si skutha” nga mbledhja duke e braktisur atë.

Salianji theksoi se e gjitha kjo po bëhet nga PS për të mbrojtur personat e përfshirë që të mos tregojnë se kush ishin urdhëruesit e aktit për të vjedhjen e të dhënave.

Denoncimi i Salianjit:

PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion, madje të korrektojmë kërkesat e depozituara nga ekspertët

Për të qenë korrekt me ju po ju vendos se çfarë ka ndodhur mbledhjen e kaluar dhe cili është pretendimi i PS.

Ne për këto kërkesa të drejtuar institucioneve kemi marrë vendim të ndërmjetëm të komisionit siç e parashikon ligji për komisione hetimore me shumicë votash me shumicën e të pranishmëve siç e parashikon ligji.

Sic edhe e shikoni nga pamjet filmike të komisionit hetimor dhe nga procesverbali që për pak do t’jua vendos në dispozicion ashtu si edhe videon, aktet janë të miratuara dhe administrata e Kuvendit ashtu si edhe përfaqësuesit politik që kanë detyrim që të firmosin dhe të depozitojnë sot jo nesër, një orë e më parë, të depozitojnë kërkesat tonna për informacion drejtuar insitucioneve të cilat kanë detyrim që të përgjigjen brenda 5 ditësh ashtu siç e parashikon ligjin ose do të përballen me pasojat ligjore me kallëzimet përkatëse për shpërdorim detyre.

Në kushtet kur jemi përpara një ndërhyrje, po e them pa diskutim, në asnjë vend të botës së tretë  nuk ka ndodhur që sovraniteti t’i dorëzohet bandave dhe në nivelin e të dhënave më sensitive që ka një republikë, dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të dhënat e qytetarëve shqiptarë por edhe të atyrë të huajve që hyjnë e dalin në territorin e Shqipërisë edhe për të dhëna policpre dhe të dhëna të tjera sensitive, të cilat kurrsesi nuk duhet të bien në dorë të bandave.

Nuk duhet kaluar pa u ndëshkuar cilido prej personave që është përfshirë në këtë veprimtari por sidomos komisioni

Nuk e di dhe e padëgjuar është në fakt që përfaqësues të mazhorancave paralamentare të braktisin dhe të bojkotokjnë komisiionet parlamentare dhe parlamentin, Ikja e djeshme slkutave si skutha

Si skutha është ndërhyrja që ka bërë në sistemin TIMS, natën, mepersona të paautorizuar me persona të  papërgjegjshëm dhe me

Mbrojtja që u bëhet këtyre personave është po ashtu një veprimtari kriminale. Ne jemi plotësisht në zbatim të ligjit për komisionet hetimore.

Nuk ka asnjë vendimmarrje të ndërmjetme të komisionit hetimor që mund të anulohet pa një akt, kanë një rrugë t’I drejtohen GJK të sjellin propozimet e tyre. Ne si përfaqësues të opozitës dhe si nismëtarë të këtij komisioni hetimor do të miratojmë pa asnjë vërejtje dhe në mënyrë unanime duke dhënë votën për çdo kërkesë që do të japin ekspertë të propozuar nga PS.

Ju e patë dje si Teatri dhe I gjithë kërcimi që bëri në komision ishte thjesht një banalitet.

Në fund të mbledhjes kam pyetur dy ekspertët e propozuar nga mazhoranca për propozimet që ata kishin dhe të dy thanë që “ne nuk kemi asnjë propozim”.

Cili është shqetëimi i përfaqësuesve të PS, përveçse mbrojtja   e elementëve kriminale të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, për llogari të grupeve kriminale për llogari politike apo personale, që nuk vijnë në punë dhe bëjnë punën me urgjencë sepse ka urgjencë kjo Çështje.

Nëse nuk do të ishte nisja e punës së këtij komisioni hetimor do të ishte ende në krye të detyrës një personazh, që kishte futur persona të paautorizuar në zyrë dhe kishte tentuar për të mos thënë i kishte kopjuar të dhënat e TIMS, për t’i nxjerrë jashtë.

Për 10 muaj me radhë pavarësisht denoncimeve  publike, pavarësisht shqetësimeve të të dërguarit të SHBA, në krye të kësaj drejtorie qëndronte i njëjti përson ashtu si sot, qëndrojnë të njëjtët persona që kanë hyrë si grup në atë drejtori dhe në Policinë e Shtetit, sipas nesh, dhe këtë kërkojmë të verifikojmë. Kanë hyrë për një qëllim të caktuar, të cilin përmes hetimit parlamentar kërkojmë ta zbulojmë.

Ajo që kërkon PS që të votojmë çdo lkërkesë për informacion praktikisht është të asgjësojmë çdo kërkesë për informacion. Pra t’i nënshtrohen votës së shumicës kërkesat për informacion që kanë bërë ekspertët që t’i rrëzojnë me votë.

Ne I hodhëm në votim dhe votuam, Çfarë do votojmë ne? Ç’është ky justifikim si në 8 vjeÇare, duke qesharakëzuar deri në dhimbje duke braktisur detyrën siç e braktisën dje vetëm për të penguar sa më shumë zbulimin e së vertetës, sepse zbulimin e kësaj çështje deri në fund nuk do ta ndalojnë dot.. Janë shqetësuar se informacionet e kërkuara janë info që do të shërbejnë për të ndërtuar një plan hetimi deri në fund, ne kemi detyrime sipas planit paraprak të hetimit.

PD është nismëtare e këtij komisioni hetimor dhe po tejkalohet çdo afat për të mbrojtur apo qetësuar apo për të bërë marrëveshje që të mos flasin personat e përfshirë, se kush janë urdhëruesit e këtij akti, se ku e dinte kryeministri që nuk kishte ndërhyrje ndërkohë që doli se ka patur ndërhyrje  dhe se si janë përfshirë nga Policia e Shtetit persona që nuk kanë as arsimin as certifikimin përkatës dhe që padyshim janë për arsye të tjera të cilat ne do ti zbulojmë.