Shkoi i armatosur në lokal, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar, i cili shkoi i armatosur në lokal është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu me iniciale K.Xh, u prangos pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në Kombinat, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.