U shpall i zhdukur para dy javësh, gjendet i vdekur në banesën me qira 63-vjeçari 

Një 63-vjeçar është gjetur i vdekur paraditen e kësja të premte në pranë Qendres Sociale Balashe, në Elbasan.

Trupi i pajetë i përket shtetasit Xhaferr Spahiu, i cili rezulton të jetë shpallur i zhdukur rreth dy javë më parë nga familjarët.

Mësohet se kanë qënë banorët e zonës ata që kanë denoncuar në polici se nga banesa e të ndjerit ndjehej një erë e rëndë, dhe pas kontrolleve të policisë 63-vjeçari është gjetur i pajetë.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale apo jo, sakaq trupi i tij është dërguar në morg për ekpertizë.