Mazhoranca miraton e vetme ngritjen e Komisionit të Dezinformimit

Pasi vendosi që të mos e dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, Partia Socialiste ka votuar dje në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit.

Projektligji ka kaluar me 73 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që opozita e bojkotoi këtë votim , për shkak se kishte kërkuar më shumë kohë, pasi e cilësojnë këtë çështje shumë të ndjeshme për sigurinë kombëtare.

Komisioni i Dezinformimit kaloi fillimisht në Konferencën e Kryetarëve me kërkesën e 7 deputetëve të mazhorancës dhe dje mori miratimin e fundit për të filluar punën.

Ku Komision do të mbikqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme.

Por ngritja e këtij Komisioni ëhstë parë me dyshime nga ana e rrjetit “Safe Jorunalists”, i cili i ka dërguar edhe një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. ata shprehen të shqetësuar në lidhje me ngritjen e këtij komisioni teksa evidentojnë se ka një mungesë konsultimi me palët dhe se mund të ketë implikim në lirinë e medias.

Po ashtu në reagimin e tyre, rrjeti SafeJournalist shprehet se është shqetësuese mungesa e konsesusit nga opozita si edhe miratimi i shpejtë i këtij komisioni në Konferencën e Kryetarëve, duke hedhur kështu dyshime mbi qëllimin dhe objektivat e komisionit.