Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi një vajzë e ka denoncuar se ka tentuar ta përdhunonte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Symi, ku një 32-vjeçare ka bërë kallëzimin se 30-vjeçari shqiptar ka tentuar ta përdhunonte brenda kafenesë në ishull, që menaxhohej nga e reja.
Gruaja ka arritur të lajmërojë autoritetet, për pasojë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Repartit të Symit.
Sipas mediave greke, 30-vjeçari ka reaguar dhe kur kanë tentuar ta arrestojnë ai ka sulmuar efektivët dhe i ka rrahur, por më pas është mobilizuar dhe arrestuar. Ndërkohë nuk dihet se cili është identiteti i tij.