Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtaj të Elbasanit. Siç njoftojnë blutë e Elbasanit, në trupin e 50-vjeçarit Y.D nuk ka pasur shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka vdekur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.