PS dhe opozita kanë arritur një tjetër dakordësi pasi ditën e djeshme bashkuan votat për amnistinë penale.
Grupi i Dialogut mes Partisë Socialiste dhe opozitës gjatë një takimi të zhvilluar sot pa praninë e mediave, ka rënë dakord për të caktuar ekspertët ligjorë, të cilët do të punojnë për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Në total do të jenë 4 ekspertë, ku opozita do të ketë si përfaqësues Ivi Kason, ndërsa Partia e Lirisë, Silva Cakën.
Kurse ekspertët e PS do të jenë Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme është vendosur që të kërkohet asistencë nga ekspertët e ODIHR mbi çështjet që lidhen me legjislacionin mbi zgjedhjet.
Njoftimi:
“Në mbështetje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve n.5, datë 15.03.2024 dhe vendimit nr.3, datë 15.03.2024, të Kryesisë së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
VENDOSI:
Emërimin e ekspertëve ligjorë:
Silva Caka
Viktor Gumi
Eridjan Saliani
Ivi Kaso
Të njoftohen ekspertët për hartimin e draft programit të punës brenda datës 10.04.2024.
Të kërkohet nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, asistencë me ekspertë nga OSBE/ODHIR për punën e grupit të dialogut mbi adresimin e çështjeve që lidhen me legjislacionin për zgjedhjet
Mbledhja tjetër të zhvillohet ditën e enjte, ora 12.00 dhe të ftohen dhe ekspertët e caktuar të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Sekretaria e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të ndjekë zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në dokumentin e firmosur nga dy kampet.
