Fredi Beleri mbetet sërish në burg. Apeli i GJKKO ka lënë sërish pas hekurave Belerin, kryetar i zgjedhur nga qytetarët e bashkisë Himarë, i cili akuzohet për blerje votash.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.
Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, qe e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij.
Dy ditë më parë GJKKO refuzoi kërkesën e Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”.