Vrasja e Bejtjas/ “Golf-i” i përdorur nga autorët u dërgua për tu larë në një lavazh, por u kap nga policia

Elton Qyno

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Makina e Haxhiut, mjeti tip “Golf” është identifikuar nga kamerat e sigurise, ndersa policia e ka lokalizuar 1 dite me pare teksa Haxhiu e ka çuar per ta lare ne nje lavazh ne zonen e TEG ne Tirane.

Mjeti nuk është arritur te lahet, pasi ka ndërhyrë policia.

Policia ka bere kqyrjen e mjetit me shpresen e gjetjes se gjurmeve te gishtave apo fijeve te flokut apo qofte dhe gjurmeve biologjike.

Dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe të japin shpjegime për vendndodhjen e “Golf-it” pikerisht ne vendin ku u dogj makina.

Hetimet jane duke vijuar por deri në këtë fazë te hetimit veç dyshimeve nuk ka asnje akuzë për vrasje ndaj Gentian Bejtjas.

Haxhiu akuzohet për “Sigurim i kushteve per te kryer vrasje” dhe Ilir Beqaraj akuzohet “per Mbajtje pa leje te armeve dhe municionit”.