Rusia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Komandantin e Njësisë Speciale të Kosovës dhe zyrtarë të tjerë të Policisë

Rusia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Besart Ahmetin, komandantin e Njësisë Speciale të Kosovës.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi për mediat vendase se ishin informuar zyrtarisht në lidhje me kërkesën e Rusisë për arrestimin e Ahmetit. Gjithashtu urdhër arreste janë lëshuar edhe për disa zyrtarë të tjerë të Policisë.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave.

Sipas mediave vendase, Rusia i ka nxjerrë këto urdhër arreste me pretekstin se këta zyrtarë kanë marrë pjesë në aksionet e Policisë së Kosovës për vendosjen e rendit në veri, ku në 2019 është arrestuar edhe një shtetas rus.