Një rast i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë është goditur në orët e fundit ndërsa në pranga ka rënë një person.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta 39 kg 560 gram kanabis. Lënda narkotike ishte e ndarë në 39 pako.
Për pasojë u arrestua drejtuesi i mjetit, një shtetas grek, të cilit i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro.
Ndërkohë që nga fillimi i vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.