Një video e presidentit të SHBA-ve Joe Biden vë sërish në dyshim shëndetin e tij, pasi ai ka mbyllur një fjalim me shprehjen “Zoti e ruajtë mbretëreshën”.
Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Në rregull? Zoti e ruajt Mbretëreshën, o burrë”. (God Save the Queen).
Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i përgjigjej dikujt në turmë”. Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar është Mbreti Charles III, pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në shtator. “God Save the Queen” është gjithashtu një këngë nga Sex Pistols.