TIRANË/ Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur jashtë derës së zyrës, ndaj fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.