“Etika” e përjashtoi me 20 ditë nga Kuvendi, Salianji reagon ashpër: E konsiderojmë shpallje lufte, do të përgatisim përgjigjen

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar pasi Sekretariti i Etikës vendosi përjashtimit me 20 ditë nga Kuvendi, pas tensioneve në seancën e kaluar plenare dhe mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në reagimin e tij të ashpër, Salianji teksa e konsideron si një shpallje lufte nga ana e socilaistëve shprehet se po përgatisin përgjigjen.

Rikujtojmë se “Etika” vendosi përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës, për shkak të tensioneve në seancën e fundit dhe në mbledhjen e Komisionit e Reformës Zgjedhore.

“Pasi e miratuan si deshën rregulloren e Kuvendit pa konsensus, patronazhistët e Ramës morën një tjetër vendim turpi.

Nuk është në dëshirën e asnjë pale politike të përcaktojë kundërshtarin politike, ajo caktohet me vota dhe vota e ka caktuar.

Të urresh parlamentin dhe opozitën është një akt tjetër që dëshmon mendësinë diktatoriale të Ramës.

Vendimi ierdhi vetëm një orë para se të mblidhej komisioni i etikes. E konsiderojmë se shpallje lufte, ndaj se cilës do të përgatisim përgjigjen” – u shpreh Salianji.