Ergys Verdho jep dorëheqjen nga KESH, posti i ri që pritet t’i besohet

Ergys Verdho ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Koorporatës Energjitike Shqiptare, detyrë që e mbante që prej qershorit të vitit 2021, pas largimit të Benet Becit.

Verdho pritet që t’i besohet një tjetër detyrë, ai i drejtimit të Hekurudhës Shqiptare.

Ergys Verdho më herët ka qenë drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe u largua pasi iu besua drejtimi i KESH kur Benet Beci u zgjodh deputet.

Ende nuk dihet se cili do të jetë emri i ri që do të zëvendësojë Verdhon në krye të KESH.