Aksident i rëndë në Kamëz, ndërron jetë 35 vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku një 35 vjeçare është përplasur nga një automjet.

Fatkeqësisht 35 vjeçarja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen  rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.