Një banesë private në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët . Ngjarja raportohet se ka ndodhur më mëngjesin e sotëm por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Pas telefonatës së marrë, zjarrfikësja dhe policia shkuan në vendngjarje, teksa u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit.
Sipas raportimeve, shkak i këtij zjarri është bërë banori që banonte në atë shtëpi, i cili kishte ndezur zjarr me mbeturina për t’u ngrohur.