75-vjeçari Naun Kaçani, i cili u aksidentua sot në autostradën Vlorë-Fier, ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
75-vjeçari mori dëmtime në kokë dhe fraktura në legen, që rezultuan fatale për të duke i marrë jetën.
Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e sotme ku dy makina u përplasën me njëra tjetrën dhe më pas goditën bariun që ishte duke kaluar rrugën me bagëtitë e tij.
Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë disa orë pas aksidentit.