Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK. Kjo paraqitje e Mediut në SPAK ka ardhur pasi sot do të mbahet seanca e radhës e marrjes në pyetjë në lidhje më tragjedinë e Gërdecit. Mediu është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.
SPAK ka thirrur për të dëshmuar shtetasit Shkëlzen Madani, Rezart Tershana, Zenun Fero, Dashnor Çaushi dhe Besnik Dauti.
Kujtojmë se më 15 mars 2008 rreth mesditës ndodhi një shpërthim masiv në objektin e çmontimit të armëve në Gërdec. Shpërthimet vijuan për disa orë, ku 26 persona ndërruan jetë dhe rreth 300 u plagosën. Ky shpërthim shkatërroi pasurinë e 5.829 personave, duke shkaktuar dëme materiale në shumën 2.141.343.616 lekë (lekë) sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes.