Një çift bashkëshortësh në Tiranë janë arrestuar në sajë të Operacionit “Tempulli 2”, në zonën e Selitës.
Mamimica Kurteshi dhe Florand Karemani, drejtonin dhe shpërndanin kokainë dhe kanabis prej kohësh përmes nipit të tyre.
Rolin drejtues e kishte gruaja e arrestuar Mamica Kurteshi e cila jetonte në katin e 4 të një pallati. I gjithë pallati kontrollohej me kamera të sigurisë ku survejoheshin të gjitha lëvizjet si të klientëve por edhe të policisë. Mësohet se cifti i bashkëshortëve në këtë aktivitet kriminal kishte përfshirë edhe nipin e tyre.
Ata shmangnin takimet me klientët ndërsa për të marrë paratë dhe për të dorëzuar kokainën kishin caktuar pikërisht nipin e tyre që tashmë është në prangat e policisë
Për të kapur Mamica Kurteshin, bashkëshortin e saj, por edhe nipin është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për shkak se nuk ka pranuar që te hapë derën.