Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhen ditën e nesërme për të nisur punën, për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Mësohet se mbledhja e Kryesisë do të mbahet pasditen e nesërme, në orën 17:00, ku do të miratohen grupet e punës për listat e anëtarëve. Mbledhja është thirrur pas kërkesës së 7 anëtarëve të partisë.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku pati tensione dhe debate të forta, u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik. Ndërkohë, një grup i anëtarësisë doli kundër kësaj date.
Anëtarët Kërkues për mbledhjen janë Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazmend Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba