Sherr me thika mes adoleshentëve në gjimnazin “Qemal Stafa”, plagoset 15 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me mjete prerëse.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në “Rrugën e Durrësit”, ku dy nxënës janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin. Dy të miturit janë të moshës 15-vjeçare, teksa nga sherri, njëri prej tyre ka mbetur i palgosur lehtë në këmbë. Policia ndodhet në vendngjarje, teksan jëri nga djetmë ka mundur të largohet në vendngjarje. I plagosuri ndërkohë ndohet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.