Një 29 vjeçar dhe tre të mitur janë arrestuar në Tiranë pasi kanë grabitur një nga qendrat tregtare në kryeqytet. Sipas policisë këta 4 persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Shopping”, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së artikujve të ndryshëm në një qendër tregtare.
Një nga personat e ndaluar Elvis Hasani, 29 vjeç, është arrestuar, teksa 3 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë, pasi ishin të mitur.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.