Ndërkohë që në Tiranë mbahet protestë nga shoqëria civile kundër bullizimit në rrjetet sociale, vëllai i 41 vjeçares në Sukth thotë se motrën e tij nuk e vrau “Tik Tok-u”, por bashkëshorti i saj Xhemal Loka.
Sipas tij Xhemali ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
“Motrën tone nuk e vrau Tik-Toku e vrau bashkëshorti! Ne jemi te mendimit qe bashkëshorti i saj ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë qe bashkëshorti e ka çuar deri ne vetevrasje! Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, është shprehur Mahmut Bushi.
“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e mbyti TikTok-u se atë nuk e vriste njeriu, jo ta vriste TikTok-u. Motrën ma vrau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje”, është shprehur vëllai tjetër i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.