Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 39-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë, dyshohet se D.Sh është vetëvarur, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,.