Vrasja tronditëse e 33 vjeçares Liridona Murseli me urdhër të bashkëshortit të saj ka tronditur opinionin publik.
Historia i ngjan asaj të pilotit grek Babis Anagnostopoulos, i cili pasi vrau gruan organizoi një grabitje duke bërë që të gjithë ta mëshironin si viktimë edhe atë.
Por vrasja e Liridonës u zbardh më shpejt edhe për shkak se trillimi nuk ishte aq i mirë, pasi e reja mori plumbin në kokë, çka nuk ndodh në vrasjet nga grabitësit të cilët kanë synim të vjedhin e jo të vrasin.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i OSBE në Kosovë i cili e ka quajtur femicid, një vrasje brutale.
Një marshim- protestë do të zhvillohet në Tiranë lidhur me këtë ngjarje. Mashimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
30 mijë euro, ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj. Granit Plava, i cili ëhstë arrestuar si ekzekutuesi i krimit kadeklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i ëhstë premtuar se do marrë edhe 15 mijë euro të tjera.
Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.