Endri Shabani betohet mes kaosit dhe “puth” opozitën, Berisha dhe Bardhi kërkojnë Ballukun e Ergys Agasin

Vijojnë përplasjet e forta në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës, ku demokratët kanë zënë disa nga karriget e ministrave, teksa nuk ka munguar as ndezja e flakadanëve.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vijuar seancën dhe ka lexuar procedurën e betimit të Endri Shabanit si Avokati i Popullit. Shabani ka hyrë në Kuvend mes kaosit dhe ëhstë betuar, teksa në fund ka dhënë edhe një puthje në distancë për opozitën.

Ndërkohë, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bërë thirrje për dorëzimin e Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, për të cilët SPAK ka kërkuar heqjen e lirisë.

Ndërkohë, me kërkesë të Taulant Ballës, seanca ka kaluar direkt në votim të projektligjeve, dhe pas miratimit të tyre, pritet edhe mbyllja e seancës plenare, e fundit për këtë vit.