Greqi/ Nuk iu përgjigj telefonatave të familjarëve, gjendet i vdekur në banesë 45 vjeçari shqiptar

Komuniteti lokal i Volos në Greqi është tronditur, pasi një 45 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë papritur. Bëhet me dijes se viktima jetonte në Nea Ionia. Ai u gjet i vdekur nga të afërmit, pasditen e së mërkurës.

Familjarët dhe miqtë kanë qenë të shqetësuar, pasi 45 vjeçari shqiptar nuk i është përgjigjur telefonatave. Kur kanë mbërritur në banesën e të ndjerit, kanë gjetur trupin e vdekur.

Policia ka njoftuar se trupi i tij do i nënshtrohet autopsisë, për të zbuluar shkakun që i ka sjellë vdekjen.