Vangjush Dako mohon akuzat nga SPAK, kërkon masë më të butë në këmbim të garancisë pasurore

Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ai ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.

Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë momemt procedurën e prokurorimit për këtë tender. Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie.

Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Seanca e cila ka nisur që në orën 10:00 vazhdon ende dhe pritet të merret masa e sigurisë për ish kryebashkiakun.