Një 44-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 63 doza kokaine të bëra gati për shitje.
Pëllumb Muçodemi, 44 vjeç, banues në Sarandë rezulotn se pasi siguronte lëndën narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi bëhet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi policia kishte siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.