Për shkak të tensioneve të fundit në Kuvend, është anulluar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Mbledhja ishte njoftuar se do të mbahej ditën e hënë, në orën 12:00, por për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita, ka ardhur vendimi i shtyrjes përmes një email-i zyrtar.
Në këtë mbledhje, i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca do të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023.