Përfundon dëshmia e Fatmir Bektashit në SPAK, u pyet për rreth 2 orë në prani të avokates

Ka përfunduar pas rreth 2 orësh dëshmia e ndërtuesit Fatmir Bektashi në SPAK, ku pyetur sërish në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani, në prani edhe të avokates së tij.

Ai akuzohet për korrupsion aktiv dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa i arrestuar për këtë privatizim është Jamarbër Malltezi.

GJKKO ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, por ky i fundit nuk pranon të paraqitet në gjykatë deri në momentin që të merret leje nga Kuvendi. SI Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar shuarjen e masave të sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, por kërkesat e tyre nuk janë pranuar.