Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit dhe dënimin e tij me 1 vit burg. Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar që atij t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 18 nëntor, ku pritet që pala mbrojtëse të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
Shkreli ishte marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD).